Belgjika niset drejt Euro 2020 me fitore në miqësoren kundër Kroacisë

190
belgjika-niset-drejt-euro-2020-me-fitore-ne-miqesoren-kunder-kroacise

Belgjika e ka mposhtur 1:0 Kroacinë në një ndeshje përgatitore, në prag të fillimit të Kampionatit Evropian 2020.

Romelu Lukaku e shënoi golin e vetëm për të dërguar Belgjikën në Euro 2020 me fitore kundër kroatëve të dielën në Bruksel.

Në një ndeshje miqësore të kontrolluar kryesisht nga kroatët, belgët krijuan më shumë raste shënimi dhe iu mjaftoi një gol i sulmuesit të Interit në pjesën e parë për ta arritur fitoren.

Ky ishte takimi i fundit përgatitor për të dy skuadrat para se Euro 2020 të nisë të premten më 11 qershor.

Belgjika është pjesë e Grupit B bashkë me Danimarkën, Finlandën dhe Rusinë.

Ndeshjen hapëse belgët do ta zhvillojnë të shtunën kundër Rusisë.

Ndërsa, Kroacia është pjesë e Grupit D bashkë me Republikën e Çekisë, Anglinë dhe Skocinë.

Ndeshjen hapëse kroatët do të zhvillojnë të dielën kundër anglezëve.

The post Belgjika niset drejt Euro 2020 me fitore në miqësoren kundër Kroacisë appeared first on RahovecNET.