Argjentina e konfirmon pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës, midis polemikave shkaku i COVID-19

42
argjentina-e-konfirmon-pjesemarrjen-ne-kupen-e-amerikes,-midis-polemikave-shkaku-i-covid-19

Federata e Futbollit e Argjentinës (AFA) ka konfirmuar se ekipi i saj kombëtar do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës në Brazil, e cila do të nisë më 13 qershor.

Njoftimi i shtëpisë së futbollit argjentinas erdhi midis polemikave të mëdha për atë se a duhet të mbahet ky turne në Brazil, vendin e goditur fort nga pandemia e koronavirusit.

Kapitenët e ekipeve kombëtare pjesëmarrëse në këtë turne biseduan për ta bojkotuar Kupën e Amerikës në Brazil.

Skuadra e Argjentinës nuk është deklaruar haptazi kundër mbajtjes së turneut, por një gjë të tillë e kanë bërë lojtarët e kombëtareve të tjera, si Casemiro i Brazilit, Luis Suarez dhe Juan Cuadrado nga Uruguai.

Në një komunikatë për media të dielën, AFA-ja njoftoi se ekipi i saj kombëtar do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2021.

“Argjentina e konfirmon pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës 2021, duke e pasqyruar shpirtin sportiv që e ka pasur ekipi gjatë historisë së vet”, thuhet në komunikatën për media.

Kupa e Amerikës nis më 13 qershor dhe mbaron më 10 korrik.

The post Argjentina e konfirmon pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës, midis polemikave shkaku i COVID-19 appeared first on RahovecNET.