Ancelotti: Jam në klubin që dua

37
ancelotti:-jam-ne-klubin-qe-dua

Gjithmonë i vendosur dhe i etur për të rikthyer lavdinë e dikurshme te Realit të Madridit. Carlo Ancelotti edhe një herë premton të ngjisë “Los Blancos” në Olimpin e futbollit.

“Ndjej përgjegjësinë dhe një entuziazëm të fortë, do të jap më të mirën. Ne i dimë objektivat e Realit, do të përpiqemi t’i arrijmë me gjithë përvojën dhe energjinë që kam. Jam shumë i lumtur që jam përsëri në klubin që dua. Është e vështirë ta shpjegosh atë që ndiej. Madridi është klubi më prestigjioz në botë dhe ku kam kaluar dy vite të paharrueshme”, – deklaroi trajneri italian në një intervistë për faqen zyrtare të klubit iberik.

“Dua të mbështes të gjithë lojtarët dhe t’u ofroj atyre më të mirën që kam. Çdo person që punon këtu ka përgjegjësinë të stërvitet dhe të luajë për ekipin më të mirë në botë”, – shpjegoi Ancelotti. – “Është një përgjegjësi e fortë, të cilën të gjithë duhet ta kemi parasysh. Kërkesa e këtij klubi është të luajë futboll sulmues, spektakolar, cilësor dhe intensiv. Gjithmonë ka qenë kështu”.

Trajneri i “La Decimas” evokon suksesin që pati në përvojën e parë te Reali.

“Ishte një sukses fantastik, sepse bëmë shumë mirë në atë sezon. Ne luajtëm mirë çdo ndeshje dhe gjithashtu një finale shumë të vështirë kundër Atleticos”.

The post Ancelotti: Jam në klubin që dua appeared first on RahovecNET.