Vrasja tragjike në Greqi – ADN-ja e bashkëshortit u gjet në shiritin që ishte lidhur 20-vjeçarja

45
vrasja-tragjike-ne-greqi-–-adn-ja-e-bashkeshortit-u-gjet-ne-shiritin-qe-ishte-lidhur-20-vjecarja

Nën hetimin e policisë greke ndodhet psikologia dhe dëshmitë e bashkëshortit të 20 vjeçares, e cila humbi jetën në mënyrën më tragjike të mundshme, në Glyka Nera, Athinë, Greqi.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur muajin e kaluar, me nënën 20 vjeçare e cila gjeti vdekjen nga sulmi brutal i autorëve në sy të foshnjës 11 muajshe.

Policia ka njoftuar se është gjetur në shiritin izolues ADN-ja e bashkëshortit të 20 vjeçares, gjë që ndryshon të gjitha pistat e hetimit.

E vetmja gjë që policia gjeti nga hulumtimet,  ishin shenjat e gishtave të pilotit në shiritin izolues, pasi që siç pretendon në dëshmitë e tij , ai ua dha autorëve për ta lidhur, nën kërcënimin e një arme, pasi ata nuk kishin shirit izolues me vete.Reklamë

Kamerat në zonë nuk tregonin automjetin e arratisjes, as skica e vrasësit “të shkurtër” bazuar në përshkrimin e burrit Karolain nuk ndihmoi.

Në artikullin për vrasjen e 20-vjeçares, gazeta britanike SUN pretendon se sipas deklaratave të një oficeri policie grek, lista e të dyshuarve ka qenë e kufizuar në dhjetë kriminelë të shënuar të kombësive të ndryshme.

“Është një rast i vështirë. Na u deshën më shumë sesa prisnim të arrinim këtu, por ne jemi mjaft afër,” tha një nga oficerët e policisë të përfshirë në këtë rast.

Gazeta raporton se shpresat për gjetjen dhe arrestimin e autorëve të krimit të tmerrshëm po zbehen.

Së fundmi psikologia e Karolain, Eleni Mylomopoulou ka dhënë dëshmi dyshuese, sipas medieve greke.

Psikologia, Eleni Mylonopulou, sipas autoriteteve ka zbuluar detaje dhe fakte sekrete të jetës së 20 vjeçares të cilat përfshihen te konfidencialiteti mjekësor.

Vrasja tragjike në Greqi/  ADN-ja e bashkëshortit  te shiriti izolues,

Për këtë arsye Shoqata e Psikologëve ka kërkuar nga Eleni Mylonopoulou  të paraqesë brenda dy ditësh diplomën  e Psikologjisë nga  Universiteti, si dhe licencën për praktikë.

Konfidencialiteti mjekësor, për më tepër, zbatohet edhe pas vdekjes, madje edhe për hetimet policore. Gruaja , siç ka thënë ajo, thuhet se ka dëshmuar në polici, në përpjekjen e saj për të ndihmuar në hetimet.

Oficerët e EL.AS  theksojnë se psikologia është  “objekt hetimi” dhe “është një person me interes për autoritetet dhe duhet të hetohet”.

Oficerët e policisë po vazhdojnë të hetojnë mundësinë e informacionit të brendshëm të autorëve të grabitjes dhe vrasjes së 20-vjeçares për gjendjen financiare të familjes.

Sipas burimeve të policisë të cituara nga SKAI, mundësia e informacionit të brendshëm nga psikologia do të hetohet, megjithatë policia preferon skenarin e zgjedhjes së rastësishme të shtëpisë së çiftit në Glyka Nera nga kriminelët e pamëshirshëm.