Shkarkohet kryeshefi i “Infrakos”

43
shkarkohet-kryeshefi-i-“infrakos”

 

Bordi i përkohshëm i emëruar ditë më parë nga Qeveria Kurti ka shkarkuar kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Qendrore-Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”, Hysen Nikçi.

Nikçi thotë se arsyeja e shkarkimit të tij ka qenë qesharake.

“Dje bordi përkohshëm që ka marrë mandatin javën e kaluar ka thirru një mbledhje të jashtëzakonshëm dhe mbrëmë në ora 17:30 ,ma kanë dërguar një vendim për shkarkimin tim. Ndërsa sot ma kanë sjellë në kopje fizike do me thënë vendimin që është procedurë që e kam pranuar, por arsyetimi është qesharak, shkak transparenca e bordit të kaluar që e ka realizuar konkursin nën vitin 2020 kjo po i bie që unë po bie viktimë pa asnjë faj dhe asnjë të gjetur. Prej që e kam marrë mandatin nuk kam asnjë vërejtje që ka ardh në drejtim timin ose asnjë punë që nuk është kryer, përkundrazi e kam marrë punën me një vullnet shumë të madh dhe me një vendosmëri përpara”, tha ai për kp.

Nikqi tha se anulimi i konkursit të vitit të kaluar (2020) është e tmerrshme për kompaninë.

“Ndërsa këta tani shkojnë dhe e anulojnë konkursin e vitit 2020-të dhe e kthejnë gjendjen në pikën zero dhe kjo është e tmerrshme për kompaninë”, tha ai.

Megjithëkëtë Niqki thotë se do të kërkoj të gjitha drejtat ligjore që ta mbroj siç tha ai pastërtinë morale dhe profesionale të tij.

“Unë patjetër që do të kërkoj të gjitha drejtat ligjore që m’i lejon ligji sepse dua ta mbroj pastërtinë morale dhe profesionale time sepse nuk kam asnjë faj në këtë rast”, tha ai.

Në javën e fundit të muajit maj të këtij viti, Qeveria e Kosovës emëroi bordin e përkohshëm të Ndërmarrjesh “Infrakos”.

Kryesues i Bordit të “Infrakos”-it është zgjedhur Enis Berisha, anëtarë janë Ardita Salihu, Fitnete Ismaili dhe Afrim Mehmetaj.

The post Shkarkohet kryeshefi i “Infrakos” appeared first on Gazeta Press.