Molliqaj ka thënë se kur i duheshin votat, Murati nuk njihte as ligj, masa e pandemi.
“Tash ka ligj po thotë Murati. Kur i duheshin votat s’njihte ligj, masa as pandemi. Tubime brenda e jashtë. Jane tubimet e fushatës që na sollën tek mbyllja, për t’i penalizuar pastaj bizneset e qytetarët”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Ligji i MuratitVështirë t’ia gjesh shokun Hekuran Muratit. Ai është fytyra e metamorfozës, shpërfytyrimi i subjektit. I ftohtë, me arrogancë prej burokrati, me krehje të PR-it, e me mendje private. Ky është eksperti i Besnik Bislimit që teknikalizoi e depolitizoi qëndrimet dhe programin e VV-së për ekonominë.Tash ka ligj po thotë Murati. Kur i duheshin votat s’njihte ligj, masa as pandemi. Tubime brenda e jashtë. Jane tubimet e fushatës që na sollën tek mbyllja, për t’i penalizuar pastaj bizneset e qytetarët.Në ekonomi, ai është fytyra e tranzicionit prej taksës progresive tek masat shtrënguese e tatimi i sheshtë. Në drejtësi, ligji i Muratit nuk është drejtësi, por sanksion, kërbaç për të dobëtin. /Rahovec.net/