Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores në mes Uellsit dhe Shqipërisë ku kuqezinjtë kanë arritur që ta kthejnë dominimin në fushë edhe me raste, por edhe me posedim të topit.
Shqipëria pati disa raste të mira shënimi, por edhe posedimin arriti që ta kthejë në favor të tyre ku 48 për qind i takoi Uellsit dhe 52 për qind Shqipërisë.
Gjatë ndeshjes me kartonë të verdhë u ndëshkuan Ardian Ismajli dhe Rey Manaj nga Shqipëria, ndërsa tek Uellsi u ndëshkua David Brooks.
18:39
Pas një përleshje që ndodhi mes lojtarëve të Uellsit dhe të Shqipërisë, referi i ndeshjes, Doyle, ka ndëshkuar me karton të verdhë Rey Manajn e Shqipërisë dhe David Brooks të Uellsit.
18:32
Po zhvillohet minuta e 27’ e miqësores Uells – Shqipëri ku nuk po mungojnë rastet e mira shënimi nga të dyja anët.
Uellsi po dominon më shumë, ndërsa mbrojtësi shqiptar, Ardian Ismajli, është ndëshkuar me karton të verdhë.
18:24
Është duke u zhvilluar minuta e 20’ e miqësores në mes Uellsit dhe Shqipërisë ku momentalisht uellsianët janë ata që e kanë dominimin sa i përket rasteve, por edhe posedimit të topit me 55 për qind për Uellsin dhe 45 për qind për Shqipërinë.
Por, sulmuesi shqiptar, Rey Manaj për pak sa nuk shënoi pas një rasti të mirë, por që goditja e tij shkoi mbi portë.
18:07
Ka nisur ndeshja miqësore në mes Uellsit dhe Shqipërisë në stadiumin “Cardiff City”.
Shqipëria luan me Gentian Selmanin, Berat Gjimshitin, Marash Kumbullën, Ardian Ismajlin, Amir Abrashin dhe Emir Lenjanin, Keidi Bare, Endrit Çekiçin, Albi Dokën, Rey Manajn dhe Bekim Balajn.
Ndërsa, Uellsi ka startuar me Hannessey, Ampadu, Mepham, D. Davies, N. Williams, Levitt, Allen, Ramsey, N. Davies, Brooks, T. Roberts.
The post Mbyllet pjesa e parë Uells – Shqipëri, kuqezinjtë kthejnë dominimin appeared first on RahovecNET.