Kombëtarja shqiptare kundër Uellsit, formacioni i Shqipërisë

54
kombetarja-shqiptare-kunder-uellsit,-formacioni-i-shqiperise

Kombëtarja kthehet sot në fushë dhe luan një ndeshje miqësore ndaj Uellsit në Kardif në orën 18:00.

Nga Uellsi, Reja u shpreh dje se e ka gati formacionin për ndeshjen e nesërme dhe pritet që të mos i ndahet formacionit 3-5-2.

Në portë, në mungesë të Berishës e Strakoshës, do shohim Gentian Selmanin. Mbrojtja është me më të mirët.

Kumbulla, Gjimshiti e Ismajli qëndrojnë para ish-gardianit të Laçit.

Mesfusha do jetë me 5, me dy “raketa” në krahë: Doka dhe Lenjani.

Ndërkohë treshja e qendrës pritet të përbëhet nga Abrashi, Çekiçi dhe Bare. Balaj e Manaj do përbëjnë repartin e sulmit.

SHQIPËRIA: Selmani; Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti; Doka, Abrashi, Çekiçi, Bare, Lenjani; Balaj, Manaj. Trajner: Edy Reja.

The post Kombëtarja shqiptare kundër Uellsit, formacioni i Shqipërisë appeared first on RahovecNET.