Doncic: Kawhi Leonard na ka shkatërruar sonte

56
doncic:-kawhi-leonard-na-ka-shkaterruar-sonte

Luka Doncic nuk ishte i kënaqur me humbjen e fundit nga Clippers.

Dallas Mavericks humbën në shtëpi ndaj LA Clippers për të barazuar në 3-3 ndeshjet e serisë së “Play Off-it”, tani gjithçka do të vendoset në Los Angeles në “Staples Center” në ndeshje ne fundit.

Basketbollisti i LA Clippers Kawhi Leonard ishte njëri nga më meritorët ku shkëlqeu me 45 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.

Ndërkohë edhe Doncic ishte njëri nga më të mirët me 29 pikë, tetë kërcime dhe 11 asistime, por nuk arriti të jetë triumfues në fund.

“Është në rregull, ne jemi ende të motivuar. Kemi edhe një ndeshje për ta zhvilluar, nuk shoh përse të mos besojmë ka edhe një ndeshje kështu që ne besojmë”, tha ai.

Doncic foli për Kawhi Leonard.

“Dua të them, ai na shkatërroi sonte, e them ashtu siç është. Ai pati një ndeshje fantastike dhe ajo është çfarë ai bën”, tha slloveni.

The post Doncic: Kawhi Leonard na ka shkatërruar sonte appeared first on RahovecNET.