Beckham bleu aksione në kompaninë e veturave Lunaz

71
beckham-bleu-aksione-ne-kompanine-e-veturave-lunaz

Ish-futbollisti anglez, David Beckham bleu aksione në kompaninë britanike, Lunaz e njohur për shndërrimin e veturave klasike në ato elektrike.

Beckham bleu 10 për qind të aksioneve në Lunaz, duke u bashkuar me investitorë të tillë si familjet Rueben dhe Barclay. Në të njëjtën kohë, Lunaz njoftoi një plan të ri të zgjerimit që përfshin kthimin e automjeteve industriale dhe tregtare në ato “të pastra”.

Grupi Lunaz është i ndarë në tre kompani, Lunaz Design, e cila do të shndërrojë veturat klasike në ato elektrike, Lunaz Applied Technologies do të azhurnojë një flotë të specializuar të automjeteve industriale, ndërsa Lunaz Powertrain do të sigurojë një shtytje elektrike, raporton autocar.

Si pjesë e strategjisë së re, Lunaz synon të transformojë kamionë të shërbimeve dhe automjete të tjera të rënda.

Kompania është e njohur për një sërë veturash elektrike klasike, përfshirë Rolls-Royce Phantom V, klasiken Bentley Continental, Range Rover origjinal dhe të tjerë. Gjithashtu, Lunaz do të punësojë 500 persona të tjerë./Njeshi&Telegrafi/

The post Beckham bleu aksione në kompaninë e veturave Lunaz appeared first on Njeshi.