Aksident trafiku në Pejë, motoçikleta godet një këmbësor

239
aksident-trafiku-ne-peje,-motocikleta-godet-nje-kembesor

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në hyrje të Pejës, ku ka pësuar lëndime një këmbësore.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin  e Pejës, Fadil Gashi.

“Spitali Rajonal i Pejës e ka pranuar një person me lëndime të lehta. Ai ka qenë këmbësore dhe është goditur nga një motoçikletë në lëvizje. Hetuesit e policisë kanë dal në vendin e ngjarjes për ta ekzaminuar rastin”, tha Gash.