Varane rrugës për Manchester për 70 milionë euro

52
varane-rruges-per-manchester-per-70-milione-euro

Francezi nuk dëshiron të qëndrojë në Real. 28-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2011. Varane deri më tani ka bërë 360 paraqitje, ka shënuar 17 gola dhe ka fituar 18 trofe.

Rafael Varane është rrugës për t’u transferuar te Manchester United për 70 milionë euro, raporton ABC.

Djajtë e Kuq i kanë ofruar francezit kontratë pesë vjeçare, dhe është i gatshëm të refuzojë ofertën e Realit për të kaluar në Old Trafford.

Madridi do me çdo kusht ta mbajë njërin prej kapitenëve në skuadër, kontrata e të cilit i skadon në vitin 2022, por oferta e United është shumë më e mirë se ajo e Realit.

28-vjeçari është pjesë e Realit që nga viti 2011.

Ai deri më tani ka bërë 360 paraqitje, ka shënuar 17 gola dhe ka fituar 18 trofe.

The post Varane rrugës për Manchester për 70 milionë euro appeared first on RahovecNET.