Syla: Nëse Kurti ka qenë në UÇK, pse nuk është në Hagë?

40
syla:-nese-kurti-ka-qene-ne-uck,-pse-nuk-eshte-ne-hage?

Valon Syla ka komentuar deklaratat e Rrustem Mustafës, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, sipas të cilit lideri i VV’së ishte pjesë e UÇK’së.

“Z.Mustafa, komandant Remi ka drejt me i thënë Albin Kurtit koleg sepse kanë qenë kundër Rambujesë, kanë qenë në vija me Demaçin kundër Rambujesë”, thotë Syla.

“A u kon Albin Kurti në UÇK? Shkurt s’ka qenë. A ka qenë në zyre asistent i Demaçit si përfaqësues i UÇK’së në Prishtinë, që nuk po kallëzojnë drejt tash…Zyra e Adem Demaçit lejen e ka pas prej policisë së Serbisë me funksionu”, shpjegoi ai Syla në emisionin “Dhoma e Rrefimit”.

“Më 27 prill 1999 Albin Kurti arrestohet por nuk arrestohet si përfaqësues i UÇK’së, arrestohet si aktivist politik, por aktakuzën e të gjitha i ka pasur me UÇK sepse ashtu i ka vy Serbisë”, shtoi ai.

“Albin Kurti në UÇK s’ka qenë, ka qënë në zyre si asisten i Demaçit, e kanë përfaqësu UÇK’në, kanq qenë kundër Rambujesë, Rambujeja është nënshkru, kanë qenë në anën e gabuar të historisë sepse Rambujeja i ka pru bombardimet”, thotë Syla.

“Pse te koka Albin Kurti UÇK e s’është në Hagë? Pasi s’paska pas luftë pse paska krime të luftës”, pyet ai.