Qeqa Krelani ofendohet nga nënkryetari i KF Llapit, pak ditë pasi tregoi se është në lidhje dashurie

192
qeqa-krelani-ofendohet-nga-nenkryetari-i-kf-llapit,-pak-dite-pasi-tregoi-se-eshte-ne-lidhje-dashurie

Nënkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina, ka ofenduar sërish gazetaren, Qeqa Krelani.

Qeqa ditë më parë e zbuloi se është në një lidhje dashurie, lajm i cili sigurisht që u publikua edhe nga portalet në rrjetet sociale, në këtë lajm të publikuar nga një prej portaleve vendore, një koment ofendues e bëri nënkryetari i KF Llapit, Amrush Batatina, i cili njëheri është edhe vëllau i Tahir Batatinës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vet Qeqa, përmes llogarisë së saj në “Instagram”.

Kujtojmë se Qeqa Krelani ishte ofenduar më herët edhe nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

The post Qeqa Krelani ofendohet nga nënkryetari i KF Llapit, pak ditë pasi tregoi se është në lidhje dashurie appeared first on Gazeta Press.