Policia jep detaje për 55-vjeçarin që u gjet i vdekur në vendin e tij të punës në Mitrovicë

167
policia-jep-detaje-per-55-vjecarin-qe-u-gjet-i-vdekur-ne-vendin-e-tij-te-punes-ne-mitrovice

F.O., 55-vjeçar, është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Shupkovc të Mitrovicës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia njofton se i ndjeri punonte roje në një depo në Shupkovc, ndërsa nuk dihen akoma shkaqet e vdekjes së tij.

Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Sot rreth orës 08:00, policia në Mitrovicë ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës viktima F.O., mashkull i moshës 55 vjeçar,  i cili  punonte  si roje nate në  një depo në fshatin Shupkovc të Mitrovicës . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka konfirmuar policia