Palmer tregohet i prerë: Kosova nuk është e gatshme të diskutojë për kufijt dhe territoret

374
palmer-tregohet-i-prere:-kosova-nuk-eshte-e-gatshme-te-diskutoje-per-kufijt-dhe-territoret

Palmer ka thënë se çështja e ndryshimit të kufijve është diçka për të cilën Kosova nuk është e gatshme të angazhohet, transmeton Rahovec.net.

Ai ka shtuar se ka zona shumë më produktive për diskutim për gjetjen e një zgjidhjeje mes dy shteteve. Si shembull, ai ka marrë çështjen e personave të pagjetur.

“Kur flasim për kufijtë dhe territoret, nuk e shoh si çështje ku Kosova është e gatshme të angazhohet dhe besoj se ka zona më produktive për diskutim në këtë pikë e që duhet të adresohen. Shembull, personat e zhdukur, një pikë rreth së cilës palët mund të arrijnë marrëveshje” , ka thënë Palmer për Blicin serb.

Ndryshe, Palmer bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak qëndruan gjatë kësaj jave në Kosovë ku u takuan me krerët e shtetit. /Rahovec.net/