Lipjanasi kapet me 41 kilogramë marijuanë në Serbi

33
lipjanasi-kapet-me-41-kilograme-marijuane-ne-serbi

Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe policia kufitare në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë Kriminale në Novi Sad kanë kapur një sasi prej më shumë se 41 kilogramëve të drogës, e llojit marijuanë, në pikë kalimin kufitar të Batrovcit.

I arrestuar ka mbetur BB nga Lipjani i lindur në vitin 1986, nën dyshimet për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve.

Policia pasi kishte inspektuar furgonin me tabela sllovene kishte gjetur rreth 73 paketime të drogës të fshehura brenda në furgon.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë  dhe do të dërgohet në zyrën e prokurorit kompetent bashkë me një raport penal.