Kështu ka bërë të ditur vet Lajçak, përmes një reagimi në twitter.
Tutje ai shihet në një fotografi të publikuar, i rrethuar me diplomatë europianë.
Këtë informim të tij ndaj ambasadorëve, ai e quan traditë të mirë të tij.
”Si një traditë e mirë në të gjitha vizitat e mia, unë informova Ambasadorët e BE-së në terren për takimet e mia në Beograd”, ka shkruar ai.
Po ashtu, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak , ka bërë të ditur se bashkë me Mattheë Palmer, të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, kanë takuar patriarkun e ri të Kishës Ortodokse në Serbi, Porfirije.
“Me Palmer e kemi zhvilluar një takim të parë dhe të mirë me patriarkun e ri serb. Diskutuam për pikëpamjet mbi dialogun dhe rajonin”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter. /Rahovec.net/