Kryediplomati grek: E përkrahim liberalizimin e vizave për Kosovën

36
kryediplomati-grek:-e-perkrahim-liberalizimin-e-vizave-per-kosoven

Pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ai ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, raporton Rahovec.net.

“Ne jemi në favor të liberalizimit të vizave pasi vendi juaj i ka përmbushur të gjitha pika. Si Greqi, keni mbështetjen për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit. Ne jemi këtu nëse keni nevojë për ndihmën tonë në këtë drejtim. Kemi zyrtarë grekë në kuadër të misionit të EULEX-it që punojnë në këtë çështje”, tha ai.

Dendias theksoi se Greqia e mbështet dialogun në vazhdimësi./Rahovec.net/