Hoti: Falja e borxheve është legjitime, në vitin 2020 u përgjysmua rënia ekonomike

44
hoti:-falja-e-borxheve-eshte-legjitime,-ne-vitin-2020-u-pergjysmua-renia-ekonomike

“Është një kërkesë krejt legjitime, në një situatë normale asnjëherë nuk do ta mbështesja faljen borxheve. Gjendja ekonomike në Kosovë është kthyer siç ka qenë para se të hynim në pandemi”.

Ish-kryeministri Hoti ka shtuar se rënia ekonomike në vitin 2020 është përgjysmuar.

“Unë mendoj që janë dy faktorë që duhet t’i theksojmë  qartë. E para është një pako shumë gjeneroze ekonomike e filluar në qeverinë ‘Kurti I’, e zhvilluar në qeverinë e kaluar. E di që kemi arritur të mobilizojmë rreth 800 milionë euro për ekonominë. Ne kemi arritur që të përgjysmojmë rënien ekonomike për vitin 2020. Poashtu edhe remitancat e mërgimtareve janë dy faktorët që kanë ndikuar në përgjysmimin e rënies ekonomike gjatë vitit 2020”, tha ai.