Gashi: Serbia kurrë nuk ka qenë e interesuar në ndarjen e Kosovës

35
gashi:-serbia-kurre-nuk-ka-qene-e-interesuar-ne-ndarjen-e-kosoves

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka deklaruar se qëllimi i saj ishte të krijonte një autonomi për serbët e Kosovës dhe të një statuseks territorial për kishat dhe manastiret ortodokse

“Serbia nuk ka qenë kurrë e interesuar për të ndarë Kosovën, do të thotë me nda e me marrë një pjesë të territorit të Kosovës dhe pjesën tjetër ta lë të bëhet e pavarur ose të bashkohet me Shqipëri”.

“Serbia, gjithmonë ka qenë e interesuar në Kosovë t’i bëjë dy gjëra, të krijojë një autonomi për serbët e Kosovës dhe të krijojë statuseks territorial për kishat dhe manastiret ortodokse, kështu për t’u bërë faktor definitivisht i pa kontestueshëm i stabilitetit në rajon”.

“Serbia është shteti më i madh në rajon jo vetëm me territor dhe jo veç me numër të popullatës,por edhe me ekonomi. Kjo do të thotë se Serbia e kontrollon territorin e vet, e kontrollon Bosnje Hervegovinën, e kontrollon Malin e Zi, e kontrollon Kosovën përmes një autonomie territoriale dhe përmes një statuseksi territorial për kishat dhe manastiret ortodokse, kështu do të ishte faktor i i pa kontestueshëm i stabilitetit në rajon, pra Serbia nuk ka dashtë kurrë ndarje të territoreve”, ka thënë Gashi.