Shiti viza të falsifikuara sllovene – arrestohet një person në Gjakovë

45
shiti-viza-te-falsifikuara-sllovene-–-arrestohet-nje-person-ne-gjakove

Policia kufitare e Kosovës në rajonin e Gjakovës gjatë ditës së sotme ka kryer një operacion në fshatin Novosellë e Epërme.

Aty është arrestuar një person i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Posedim i dokumenteve të falsifikuara dhe mashtrim” teksa të njëjtit i është bastisur edhe shtëpia, njofton Klankosova.tv.

Shefja rajonale e operatives policore në Gjakovë, Teuta Nimani, në Edicionin Special tregoi se çfarë është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit.

“Bazuar në ankesat e disa qytetarëve pas një pune operativo-hetimore ka identifikuar të dyshuarin dhe në konsultim me organet kompetente – konkretisht me urdhër të Prokurorit dhe Gjykatës kompetente është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuari ku është arrestuar një i dyshuar dhe janë gjetur disa dokumente të dyshuara të falsifikuara me viza sllovene, disa transaksione dhe disa para të gatshme”, tha Nimani.

“I dyshuari me udhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë”.

Nimani tha se lidhur me rastin hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u intervistuar disa nga ankuesit.