Një zjarrfikës vrau një shok koleg, plagosi një tjetër dhe më pas i vuri flakën shtëpisë duke i dhënë fund jetës së tij, thanë zyrtarët.
Zjarrfikësi dyshohet se ishte përfshirë në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me një bashkëpunëtor në stacionin e zjarrfikësve 81 në Agua Dulce, thanë burimet.
I dyshuari, i cili ishte në detyrë në atë kohë, qëlloi shokun zjarrfikës në stacion pak para orës 11 të mëngjesit të së martës, 1 qershor dhe plagosi një kapiten të cilin e kapi pblumbi aksidentalisht.
I dyshuari më pas shkoi në shtëpinë e tij në Acton, i vuri flakën dhe vrau veten, thonë burimet.
Trupi i tij u gjet në pishinë jashtë shtëpisë.
Viktima e parë e të shtënave u shpall i vdekur në stacionin e zjarrfikësve.
Ai i shte 44 vjeç dhe kishte punuar për departamentin e zjarrfikësve të qarkut për më shumë se 20 vjet.
“Ai ishte një anëtar trim, i përkushtuar, besnik i departamentit tonë,” tha Shefi i departamentit të qarkut Daryl Osby.
Kapiteni i plagosur është 54 vjeç. Kapiteni u transportua me helikopter në Spitalin Henry Mayo Neëwhall në Valencia, ku ai iu nënshtrua një operacioni dhe ishte në gjendje të qëndryeshme.
“Sot është me të vërtetë një ditë e trishtuar dhe një ditë tragjike për Departamentin e Zjarrfikësve të Qarkut Los Angeles,” tha Osby .
Asnjë nga dy zjarrfikësit që u qëlluan nuk u identifikuan menjëherë me emër.
Pas të shtënave, i dyshuari besohet të ketë ikur me një kamionçinë të bardhë Toyota Tundra në shtëpinë e tij në Acton, raporton ABC.