Prokuroria ngrit 101 aktakuza brenda 24 orëve të fundit

34
prokuroria-ngrit-101-aktakuza-brenda-24-oreve-te-fundit

Prokurori i Shtetit ka ngritur 101 aktakuza brenda 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit, aktakuzat janë ngritur ndaj 119 personave për vepra të ndryshme penale, shkruan lajmi.net.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar 13 persona, ndërsa janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave dhe një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

Më së shumti aktakuza gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur në Prishtinë, ku sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit janë ngritur 87 aktakuza.