“S’di kurgjo, je kukull” – Përplasje e ashpër në Komision mes Ardian Kastratit e Besnik Bislimit

208
“s’di-kurgjo,-je-kukull”-–-perplasje-e-ashper-ne-komision-mes-ardian-kastratit-e-besnik-bislimit

Gjithçka nisi pasi deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, iu drejtua Bislimit duke i thënë se qeveria s’ka çka kërkon mbështetje në suaza tjera për procesin e dialogut, pasi që Kushtetuesja e ka thënë qartë se udhëhiqet nga qeveria e Kosovës, shkruan Rahovec.net.

Më pas, në lidhje me këtë dhe çështje tjera të shtruara, deputeti Kastrati kërkoi me ngulm përgjigje nga Bislimi, i cili reagoi ashpër.

“Nuk të kam urdhërdhënës. Po e shoh që s’di kurgjo”, iu drejtua ai, Kastratit, e duke thënë se për këtë çështje s’ka përgjigje.

Mirëpo Kastrati nuk e la me kaq.

“Ti ke ba një kërcim në karrierë. Ti je kukull, ti bën hap tradhtie ndaj elektoratit tënd”, u shpreh Kastrati.

Menjëherë pas kësaj përplasjeje, Kastrati bashkë me deputeten tjetër të PDK-së, Blerta Deliu lëshuan të indinjuar mbledhjen e Komisionit. /Rahovec.net/

Bislimi nervozohet në Komision kur pyetet për punësimin e nipit