Përparim Rama, kandidat i LDK-së për kryetar të kryeqytetit po duket të jetë votues e mbështetës i Vetëvendosjes, shkruan Rahovec.net.
Mjafton një hulumtim pak më i hollësishëm i profilit të tij në Facebook, e të shihet se në të kaluarën ai mbështeste hapur Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
Në vitin 2014, ai në profilin e tij në Facebook shpërndante një spot të Albin Kurtit ku ai fliste për ardhjen e mërgatës për të votuar në Kosovë.
E veç për ta votuar VV-në, Rama udhëtonte nga Londra në Prishtinë.
Kjo shihet në një përshkrim të një fotoje që ia ka vendosur ish-deputeti i VV-së, Fisnik Ismajli më 2013.
Teksa publikonte fotografi me Përparim Ramën, ai shkruante se ky i fundit ka ardhur nga Londra për të votuar.
“Jeton në Londër. Parmbramë e fitoi çmimin World Interiors Neës Aëard për dizainimin e Hamam Bar në Prishtinë, mbramë ishte në Hamam Bar, sepse ka ardhë në Prishtinë enkas me votue. Respekt, Përparim Rama”, shkruante Ismaili në Facebook.