Ministri Çeku shpërblen anëtarin e VV-së me çmim për kombëtar për vepër jetësore

380
ministri-ceku-shperblen-anetarin-e-vv-se-me-cmim-per-kombetar-per-veper-jetesore

Sa ishte në opozitë, udhëheqësit dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, vazhdimisht i kanë akuzuar të tjerët për nepotizëm e klientelizëm, duke premtuar se kur të vijnë në pushtet punësimet dhe shpërblimet do të bëhen bazuar në parimin e meritokracisë.

Ndërsa, tani që janë në krye të institucioneve shtetërore, ministrat e VV-së kanë filluar të punësojnë e emëruajnë në institucione të afërm të tyre e përkrahës të partisë së tyre.

Përveç kësaj, ata po i nderojnë me çmime shtetërore. Afrim Spahiu, i cili u shpërblye me çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në Kinematografi “Bekim Fehmiu”, në vitin 2014 kishte garuar për deputet me numrin 83 në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kishte marrë vetëm 590 vota, mbrëmë e pranoi atë nga ministri Çeku në një ceremoni.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Spahiu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook. /Rahovec.net/