Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është kandidat i LDK-së, dhe në këtë garë është pjesë e kësaj partie, shkruan Rahovec.net.
Tutje, ka shkruar se nëse zgjidhet, ai do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të kryeqytetit, pa anime politike, por me vizion të fortë e të qartë për Prishtinën.
Ky reagim dhe sqarim nga Rama vjen pasi që ai sonte në një debat televiziv, ndonëse është kandidat për të parin e Prishtinës nga LDK, tha se është person apartiak.
Kjo shkaktoi reagime edhe brenda vet kampit të LDK-së.
Lexo edhe:
Polemika në LDK, Zharku i kundërvihet kandidatit për Prishtinën që tha se është “apartiak”
Më poshtë e keni sqarimin e plotë nga Përparim Rama:
Unë jam kandidat i LDK-së. Jam pjese e LDK-së ne kete garë. Garoj bashkë me listën e asambleistëve të LDK-së; shtëpisë politike të Republikës së Kosovës.
Do të jem Kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa anime politike por me vizion të fortë e të qartë për Kryeqytetin, qytetin e të gjithëve. /Rahovec.net/