Dogana publikon pamje nga aksioni ku u sekuestruar mbi 2100 kg cigare të kontrabanduara

38
dogana-publikon-pamje-nga-aksioni-ku-u-sekuestruar-mbi-2100-kg-cigare-te-kontrabanduara

Gazeta Express sot ka raportuar se Dogana e Kosovës ka hasur në një sasi të konsiderueshme të cigareve të kontrabanduara.

Përmes një njoftimi për media nga Dogana është konfirmuar se janë konfiskuar mbi 2100 kilogramë cigare dhe 200 kilogramë duhan i grirë.

Këto cigare janë gjetur gjatë kontrollit në Mitrovicën veriore.

Njoftimi i plotë:

Kapen rreth 2000 kg cigare dhe duhan i kontrabanduar

Mitrovicë 2 qershor 2021  Dogana e Kosovës sot ka organizuar një aksion ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e cigare dhe duhanit të kontrabanduar. 

Njësit e Doganës sot në Mitrovicën veriore kanë kryer një kontrolle në një depo të dyshuar për mallra të kontrabanduara. Gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme te cilat dyshohet se janë futur të kontrabanduara.

Njësitet antikontrbandë kanë bërë konfiskimin e duhant dhe cigareve derisa sipas urdhrit të Prokurorisë themelore në Mitrovice dhe nën udhëheqjen e tyre është duke u intervistuar pronari. Sasia e konfiskuar sot është 2100 kg cigare dhe duhan i grirë (200kg).

Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit përmes telefonatave pa pagesë në 0800 50095 sepse vetëm së bashku mund të luftojmë dukurit negative.

Nëse nuk hapet video klikoni në këtë LINK.