Lajçak: Dialogu do të jetë shembull për progres

173
lajcak:-dialogu-do-te-jete-shembull-per-progres

Ai në një konferencë për media tha se vizita në Kosovë përfshinë takime me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, presidenten, Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Rahovec.net.

Lajçak tha se këto takime kanë qenë të dobishme, derisa shtoi tha se dialogu do të jetë shëmbull i mirë për progres.

“Kemi pas takimet e  para dhe kanë qenë të dobishme dhe na kanë ndihmuar për takim që do  të ndodhë. Ky vit ka potencial të tjetër vit i mirë për marrëdhëniet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Shpresojmë që dialogu të jetë shembull i mirë për progres në rajon dhe do të ketë normalitet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai./Rahovec.net/