Kurti dhe Palmer ishin takuar edhe para 24 viteve, Dugolli jep detaje të vizitës së tyre në ShBA

138
kurti-dhe-palmer-ishin-takuar-edhe-para-24-viteve,-dugolli-jep-detaje-te-vizites-se-tyre-ne-shba

 

Fotografia është rikthyer në qendër të vëmendjes, tash pasi që Kurti ka takuar sërish Palmerin 24 vite pas, por në cilësinë e kryeministrit të Kosovës.

Dugolli thotë se ky takim ishte realizuar më 1 dhjetor 1997, në Departamentin e Shtetit Amerikan, ku ai dhe Kurti kishin marrë pjesë në cilësinë e udhëheqësve të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Dugolli në një prononcim për Telegrafin ka treguar se si kishte ardhur deri te takimi me Mattheë Palmer, i cili në atë kohë ishte asistent i Robert Gelbard i cili ishte i dërguari i presidentit Bill Clinton për Ballkanin.

“Në vitin 1997 pas protestave studentore të 1 tetorit, ku kryetar i organizatës së Unionit të Pavarur rtë Studentëve të Universitetit të Prishtinës kam qenë unë, Albin Kurti ka qenë anëtar i kryesisë, kemi qenë të ftuar në Departamentin e Shtetit nga i dërguari i presidentit Clinton, për Ballkanin, Robert Gelbard. Z. Palmer në atë kohë ka qenë si asistent i z.Gelbard, dhe takimi ka ndodhur më 1 dhjetor 1997”, tha Dugolli.

Dugolli ka shtuar se kontaktet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë që nga vitit 1997.

“Kontaktet me SHBA-në kanë qenë prej vitit 1997, para çdo lideri tjetër politik në Kosovën e sotit, përveç Ibrahim Rugovës që i ka pasur kontaktet, ndërsa të tjerët jemi ne ata që kemi pasur kontaktet më të vjetra me SHBA-të dhe administratën e DASH-it nga skena politike aktuale”, u shpreh Dugolli.

Ndryshe në postimin që Dugolli e kishte bërë më 22 mars të këtij viti, kishte shkruar se “Ashtu siç e kam thënë në vazhdimësi, se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, janë liderët politikë më të pëlqyer nga perëndimi, u dëshmua edhe para disa ditësh, ku diplomati amerikan, Mattheë Palmer, e rinkonfirmoi mbështetjen e tij dhe shtetit amerikan për vendin tonë dhe liderët e saj të ri.

Ky diplomat amerikan, mbështetjen për Kosovën dhe për ne e kishte bërë edhe para 24 vitesh, ku bashkë me Albin Kurtin u takuam me të dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të SHBA-së”.

Kujtojmë se Palmer është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ku së bashku me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku gjatë ditës së djeshme kanë zhvilluar takime me krerët e institucioneve.