Kosova rikthehet në aksion në miqësoren ndaj San Marinos

52
kosova-rikthehet-ne-aksion-ne-miqesoren-ndaj-san-marinos

Përfaqësuesja e Kosovës do të rikthehet sot (e marte) në aksion në takimin miqësor ndaj San Marinos.

Nga ora 18:00, Dardanët mirëpresin San Marinon në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa do të ketë disa prurje të reja

Bernard Challandes tashmë ka konfirmuar listën me lojtarët e ftuar, me disa prej tyre që do të kenë mundësinë të debutojnë.

Kosova do të testojë natyrisht edhe lojtarët që tashmë kanë dhënë shumë për fanellën, duke shikuar në formën e tyre.

Disa nga lojtarët kishin një edicion tejet të vështirë te skuadrat ku luajë, pasi lëndimet nuk kanë lënë që ata të kenë një ecuri të vazhdueshme.

Natyrisht se vëmendja më e madhe do të jetë te prurjet e reja, pasi do të kërkohet nga ta që të tregojnë vetën dhe të dëshmojnë se e kanë merituar ftesën.

Në vazhdën e miqësoreve, janë ftuar edhe disa lojtarë nga Superliga e Kosovës, derisa do të ketë miqësore edhe me një skuadër nga elita e futbollit kosovar, siç është Gjilani.

The post Kosova rikthehet në aksion në miqësoren ndaj San Marinos appeared first on RahovecNET.