Burri nga Istogu e gjen babain e vdekur, e raporton rastin në Polici

122
burri-nga-istogu-e-gjen-babain-e-vdekur,-e-raporton-rastin-ne-polici

Një burrë nga fshati Shushicë e Istogut ka raportuar në Polici se e ka gjetur babain e tij të vdekur.

Ai e ka dërguar viktimën në spital, por mjeku kujdestar ka thënë se viktima është sjellë në spital pa shenja jete.

“Fsh. Shushicë, Istog 31.05.2021 – Koha NN. Ankuesi mashkull kosovar raporton se ka gjetur t ‘atin e tij pa shenja jete. Ankuesi menjëherë ka sjellë viktimën në spital, sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë  në spital pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport.