“Dita 1: Zëvendësndihmës Sekretari Matthew Palmer zhvilloi takime konstruktive me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajcak, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gervalla-Schwarz”, shkruan Ambasada amerikane në Facebook.
Lajçak dhe Palmer ndodhen për vizitë disaditore në Kosovë, ku gjatë ditës janë takuar me krerët e shtetit të Kosovës. Ata nesër do të mbajnë një konferencë për media në Zyrën e Bashkimit Evropian, në orën 10:45. /Rahovec.net/