Kombëtarja e Zvicrës ka mposhtur Kombëtaren e Amerikës në miqësore.
Zvicra ia doli të fitojë me rezultat të ngushtë 2 – 1.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Lletget (5′).
Pas pesë minutave, Rodriguez barazoi rezultatin (10′).
I njëjti kishte edhe mundësinë e artë për të vendosur shtetin e tij në epërsi, por dështoi nga pika e bardhë.
Ndërsa, golin e dytë që doli të jetë i fitores e realizoi Zbuer (63′).
Ndërkohë, në këtë ndeshje luajtën edhe shqiptarët si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, derisa Andi Zeqiri qëndroi në stol gjatë tërë ndeshjes.
The post Zvicra mposht Amerikën në miqësore appeared first on RahovecNET.