U ekzekutua me 8 plumba, shqiptari dyshohet si i përfshirë në vrasjen e gazetarit të njohur grek: Kanë dashur t’i mbyllin gojën

97
u-ekzekutua-me-8-plumba,-shqiptari-dyshohet-si-i-perfshire-ne-vrasjen-e-gazetarit-te-njohur-grek:-kane-dashur-t’i-mbyllin-gojen

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit shqiptar, Aristidis Pappas, i cili u ekzekutua një ditë më parë në një lokal të Athinës. Ngjarja ndodhi në lagjen “Sepolia” ku autori hyri në kafene dhe qëlloi shqiptarin 8 herë me armë zjarri dhe më pas u largua me taksi. Plumbat në kokë rezultuan fatale duke i marrë edhe jetën.

34-vjeçari ka qenë shënjestër e katër atentateve më parë dhe gjithmonë qarkullonte me armë me vete dhe antiplum.

34-vjeçari “Aris” ishte person me precedent të theksuar kriminal duke përfshirë trafik droge, grabitje, vjedhje dhe i akuzuar për disa vrasje.

Pista kryesore e hetimit është ajo e larje të hesapeve mes bandave të trafikut të drogës në qendër të Athinës.

Por sipas raportimeve, Pappa dyshohet se ishte i përfshirë në atentatin ndaj gazetarit të kronikës së zezë, Giorgos Karaivaz i cili u ekzekutua disa muaj më parë pasi kishte dalë nga një emision televiziv, fare pranë banesë së tij.

“Në fakt, informacioni i minutës së fundit flet se si viktima mund të jetë përfshir në vrasjen e gazetarit Karaivaz. Nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë është e mundur që disa njerëz kanë dashur ta mbyllin gojën,” shkruajn mediat greke.