Pas suspendimit të Copa America, Messi flet për situatën e rëndë me COVID-19 në Argjentinë

57
pas-suspendimit-te-copa-america,-messi-flet-per-situaten-e-rende-me-covid-19-ne-argjentine

Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi, ka folur për situatën e rëndë me COVID-19 në Argjentinë.

Orë më parë CONMEBOL bëri të ditur që Copa America e cila ishte paraparë të mbahej në Argjentinë do të suspendohej, shkaku i shqetësimeve për gjendjen me COVID-19 në atë shtet, shkruan lajmi.net.

Gjatë stërvitjeve të sotme, Lionel Messi u ndal të flasë për këtë gjë.

Ai u pyet për situatën emergjente të COVID-19, ku ka bërë thirrje të gjithë që të respektojnë rregullat dhe protokollet në fuqi.

“Emergjenca me COVID? Duhet të respektojmë të gjitha rekomandimet që vijnë nga institucionet”, tha ai.

“Ndeshjet e fundit të kualifikimeve nuk kanë qenë shumë të ndryshme nga këto, edhe pse situata me COVID-19 në Argjentinë është përkeqësuar shumë”, tha Messi.

“Është një moment i keq, duhet të kujdesemi për vetën dhe të ndjekim protokollin”, përfundoi Lionel Messi.

The post Pas suspendimit të Copa America, Messi flet për situatën e rëndë me COVID-19 në Argjentinë appeared first on RahovecNET.