Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit jorezident të Estonisë, Sander Soone

388
osmani-pranoi-letrat-kredenciale-te-ambasadorit-jorezident-te-estonise,-sander-soone

Presidentja Osmani ka shfaqur shpresën në mbështetjen e mëtejme në Estonisë në rrugën evropiane të Kosovës, duke llogaritur në mbështetjen e saj edhe në organizata e mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

Më tej, Presidentja Osmani ka diskutuar me ambasadorin Soone për vizitën e saj në Estoni në pjesën e parë të qershorit, duk e konsideruar si një mundësi të mirë për vendosjen e bashkëpunimit në shumë sfera të interesit të përbashkët, e posaçërisht në atë të modelit transformues shtetëror të teknologjisë  informative në ofrimin e shërbimeve për qytetarët për të cilën gjë ky shtet njihet në nivel global.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit bilateral. /Rahovec.net/