Muaji vendimtar për Ramosin

39
muaji-vendimtar-per-ramosin

Kontrata e Sergio Ramosit me Real Madridin do të përfundojë brenda një muaji, por kapiteni i “Los Blancos” ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin me klubin spanjoll.

Pas arritjes së tij në Madrid nga Sevilla në vitin 2005, Ramos u bë një nga mbrojtësit qendrorë më të mire në botë në dekadën e fundit.

Asnjëra nga palët nuk po lëshon pe rreth kërkesave, por është ende një mundësi që një marrëveshje mund të arrihet në qershor.

Ramosi ka fituar 22 tituj në 16 vitet e tij në Real Madrid dhe ka qenë vendimtar në shumë raste, si për shembull në suksesin e Champions League.

Pasi vuajti nga shumë lëndime në vitin 2021, Ramos nuk u ftua nga Luis Enrique për Kampionatin Evropian që nis më 11 qershor.

Si 35-vjeçar, Ramos ka një muaj kohë të zgjedhë se a do të vazhdojë me Realin apo do të gjejë destinacion tjetër në verë.

The post Muaji vendimtar për Ramosin appeared first on RahovecNET.