Lista Serbe priti Emisarin Amerikan Palmer, ankohen se s’kanë të drejta dhe i kërkojnë Asociacionin e Komunave Serbe

165
lista-serbe-priti-emisarin-amerikan-palmer,-ankohen-se-s’kane-te-drejta-dhe-i-kerkojne-asociacionin-e-komunave-serbe

Kryetari i Listës Serbe Rakic së bashku me zëvendës kryetarët Jevtic dhe Simic, biseduan me emisarin amerikan Palmer, që gjendet në vizitë në Prishtinë së bashku me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajcak, rreth situatës në Kosovë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë theksuar sipas tyre se ka nevojë për respektimin e të drejtave t% serbëve në siç e quajnë ‘Kosovë e Metohi’.

“Posaçërisht është theksuar nevoja për respektimin e të drejtave të popullit serb, por dhe vazhdimine dialogut nën udhëheqjen e Bashkimit Europian mes Beogradit e Prishtinës, e në kuadër të marrëveshjeve deri tani të arritura, para së gjithash në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, energjetikë dhe drejtësi” shkruan në kumtesën e Listës Serbe pas takimit me diplomatin amerikan Matthew Palmer.