Gjatë ditës së djeshme një zyrtarë policor i Kosovës, Safet Sajo Civoviq nga komuniteti boshnjak përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook ka fyer dhe nxitur përçarje në drejtim të popullit shqiptar.
Pas raportimit të mediave lidhur me këtë publikim, Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se i njëjti është arrestuar dje në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor (S. C.) me detyrë në pikën kufitare “Kullë”.Pas pranimit të informacioneve IPK ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore dhe pas intervistimit të zyrtarit policor i njëjti është arrestuar dje në orët e mbrëmjes në Pejë”, thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.
Poashtu u theksua se zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është caktuara masa e ndalimit për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Pejë, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
“ Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit në Pejë, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”.