Arrestohet një grua pasi rrahu vëllanë, motrën dhe të dashurin

49
arrestohet-nje-grua-pasi-rrahu-vellane,-motren-dhe-te-dashurin

Ditën e shtunë është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një grua me nënshtetësi të huaj në Prishtinë.

E njëjta kishte rrahur vëllanë, motrën dhe të dashurin e saj, ku dy prej viktimave kanë pranuar tretman mjekësor.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 29.05.2021 – 07:50. Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, pasi që ka sulmuar fizikisht tre viktimat, vëllain, motrën dhe të dashurin e saj. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje” thuhet njoftim.