Trajneri shqiptar shpallet më i miri në Gjeorgji

197
trajneri-shqiptar-shpallet-me-i-miri-ne-gjeorgji

Muhamed Thaçi është shpallur trajner i vitit në ligën e basketbollit të Gjeorgjisë.

Këtë epitet 40 vjeçari nga Shkupi e ka fituar nga uebfaqja e specializuar për basketboll “Euro Basket” pas rezultateve të arritura me ekipin e Dinamo Tbilisi, njofton Klankosova.tv

Ish-basketbollisti i disa skuadrave kosovare po arrin shumë suksese edhe si trajner pasi që këtë sezon arriti ta zë vendin e tretë duke u eliminuar në gjysmëfinale të Playoff-it.

Kujtojmë se ish-basketbollisti i NBA, Zaza Pachulia, është pronar i “Dinamo Tbilisi” ku Thaçi është trajner.

The post Trajneri shqiptar shpallet më i miri në Gjeorgji appeared first on RahovecNET.