Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka publikuar një letër të dërguar nga ministrja Haxhiu në adresë të tij më datën 5 maj, për të cilën supozon se dëshmon se çështja është në dorën e dikasterit të Drejtësisë.
“Zonja Ministre, Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve”, deklarohet në postimin e tij.
“Tani, mos kërko nga unë, e as mos ushtro presion publik e përmes telefonit, për të zgjedhur problemet juridke të Ministrisë që vet i keni krijuar, problemet tuaja zgjidhni vet!”, ka thënë tutje i pari i Vushtrrisë.
Kundër-reagimi i tij vjen një orë pas reagimit të ministres Haxhiu, e cila kërkoi ta mbrojë pronën publike nga kryetari “Tahiri.
“Kryetari i Komunës, z. Xhafer Tahiri nuk duhet të lejojë keqpërdorimin e pronës publike. Vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna për t’ju përshtatur interesave të atyre që janë përgjegjës për këtë dëmtim të pronës. Prona duhet të mbrohet”, ka deklaruar ajo.
Në letrën dërguar kryetarit të Vushtrrisë, ministrja Haxhiu përmend ndër të tjera se ish-Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, i shkarkuar nga vetë ajo, kontratën në kompaninë të cilën e nënshkroi u evidentuan shkelje nga auditori.