Rifillon puna në pronën “Vicianium” në Vushtrri , Haxhiu kërkon nga policia të bllokojë punimet

84
rifillon-puna-ne-pronen-“vicianium”-ne-vushtrri-,-haxhiu-kerkon-nga-policia-te-bllokoje-punimet

Haxhiu thotë se kompanisë që i është shkëputur kontrata ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium” në Vushtrri.

“Kompania të cilës ia kemi shkëputur kontratën për shkak se e njëjta ishte lidhur me shkelje të rënda ligjore, pavarësisht vendimit të Ministrisë, ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium” në Vushtrri”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu ka kërkuar përgjegjësi nga kryetari i Vushtrrisë, derisa thotë se vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna, derisa thotë se punimet nuk guxojnë të rifillojnë deri në një vendim nga Gjykata.

Reagimi i plotë:

Reagim

Kompania të cilës ia kemi shkëputur kontratën për shkak se e njëjta ishte lidhur me shkelje të rënda ligjore, pavarësisht vendimit të Ministrisë, ka rifilluar punimet në pronën “Vicianium” në Vushtrri.

Kryetari i Komunës, z. Xhafer Tahiri nuk duhet të lejojë keqpërdorimin e pronës publike. Vendimi i Ministrisë është mbi çfarëdo vendimi që ka marrë Komuna për t’ju përshtatur interesave të atyre që janë përgjegjës për këtë dëmtim të pronës. Prona duhet të mbrohet.

Ne jemi njoftuar që kompania ka paditur Ministrinë prandaj deri në një vendim të Gjykatës, kompania nuk guxon të rifillojë punimet.

I bëjmë thirrje kryetarit të Komunës ta mbrojë pronën publike dhe po ashtu policisë që ta zbatojë vendimin e Ministrisë.