Dy persona të lënduar në aksidentin në Batllavë

135
dy-persona-te-lenduar-ne-aksidentin-ne-batllave

Një aksident trafiku në fshatin Batllavë të Podujevës ka përfunduar me dy persona të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Batllavë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona. Me rastin po merret njësiti trafikut rrugor”, ka konfirmuar policia.