Djali kanos nënën e tij në Gjilan

238
djali-kanos-nenen-e-tij-ne-gjilan

Të enjten një person është arrestuar, i cili pas një zënke verbale që kishte pasur me nënën e tij, e kishte kanosur atë si dhe kishte filluar të demolonte orenditë e shtëpisë.

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:30, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën -nënën e tij, kishte kanosur atë dhe kishte filluar të demolonte orenditë e shtëpisë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.Reklamë