Në një intërvistë për Rahovec.net, kandidati për kryetar të Prishtinës tha se kryeministri i Kosovës nuk e ka shkopin magjik për të bërë të pamundëren, por thotë se qytetarët do të zhgënjehen me Kurtin.
“Jo. Këto kanë qenë elektorale unë e kuptoj. Ndryshe është me bërtit prej tribunave, ndryshe është me hy në fushë me lujt. Zotëri Kurti tani është në fushë nuk ka çfarë ankohet më ,por shpresoj që krejt ato që i ka premtu i mban. E di që nuk mundet me i mbajt se jetojmë këtu, jemi pjesë e shoqërisë, kemi marr përgjegjës, kemi bartë përgjegjësi. Nuk e besoj që e ka shkopin magjik, nuk mundet me i mbajt premtimet dhe nuk do t’i mbaj premtimet. Por do ti rrit zhgënjimet qysh i ka rrit pritshmërit”, thotë Haradinaj.
Nga ana tjetër, Haradinaj është shumë optimist se do të jetë fitues i zgjedhjeve në Prishtinë. /Rahovec.net/