Aksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, dy persona të lënduar

93
aksident-trafiku-ne-rrugen-fushe-kosove-–-prishtine,-dy-persona-te-lenduar

Në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Policia njofton se duke u bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident është i përfshirë një automjet.

“Sot rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident është i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, njofton Policia.