Presidenti i FFK-së takohet me presidentin e UEFA-s

42
presidenti-i-ffk-se-takohet-me-presidentin-e-uefa-s

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka zhvilluar një takim me Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Takimi mes tyre që u zhvillua në Porto të Portugalisë erdhi pas ftesës që e mori për finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet sonte.

Në këtë takim kreu i FFK-së dhe i UEFA-s kanë biseduar për pandeminë COVID-19 dhe ndikimin e saj të përgjithshëm në futboll me vëmendje të veçantë në Kosovë.

Presidenti i UEFA-s e ka përgëzuar Presidentin Ademi për punën dhe menaxhimin e mirë të kësaj periudhe të vështirë gjatë pandemisë, teksa tha se dalëngadalë jeta kudo në Evropë do t’i kthehet normalitetit dhe stadiumet do të jenë sërish me tifozë.

Ndërkaq, Presidenti Ademi e ka falënderuar Presidentin Ceferin për gjithë mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe UEFA i kanë dhënë Kosovës dhe të gjitha projekteve të FFK-së.

The post Presidenti i FFK-së takohet me presidentin e UEFA-s appeared first on RahovecNET.